-5.4 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Dyshohet se prizrenasi e rrahu dhe e dhunoi për 3 orë një mërgimtare 25-vjeçare

- Advertisement -

Një 32-vjeçar nga Prizreni dyshohet se ka rrahur dhe ka abuzuar seksualisht për rreth 3 orë me një vajzë të moshës 25-vjeçare, e cila kishte ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë.

Burimet të Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës, kur edhe policia mori informacionet se një vajzë po sulmohet fizikisht në një automjet në lagjen Dardania të Prizreni.

Bëhet e ditur se policia e ka kapur në flagrancë të dyshuarin dhe sipas informatave të para, e gjetën duke e rrahur viktimën.

I dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacion policor për t’u intervistuar në lidhje me rastin, ndërkohë që automjeti i tij është sekuestruar, si provë në lidhje me rastin.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, në dyshimet për veprën penale “dhunim”, ndërsa vajza është dërguar në spital për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit