7.9 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Dyshohet për zbulim të sekretit zyrtar, burgoset sigurimi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

- Advertisement -

Angel Saramakov, polici dhe sigurimi personal i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mëngjesin e sotëm është dërguar në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë dhe kundër tij policia do të ngris kallëzim penal për veprën penale zbulim të sekretit zyrtar.

Kështu kanë konfirmuar për Alsat nga burgu.

Sipas informacioneve nga policia, Saramakov dyshohet se në këmbim të parave ka ndarë sekretet zyrtare që posedonte me anëtarët e klanit mafioz Grërçec. Saramakov është denoncuar disa herë në kontrollin e brendshëm dhe ai personalisht është ankuar se është degraduar dhe është paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Diskriminimit. Deri në prill të vitit 2024 ka punuar në SPB të Velesit si inspektor i lartë për vepra pronësore, ndërsa nga prilli si inspektor për kontrolle në mjekësinë ligjore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit