15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Dyshime se bizneset në Kosovë po furnizohen me thëngjill nga Serbia

- Advertisement -

Kompania e vetme që merrej me përpunimin e Thëngjillit, “Kosova Thëngjilli” ka mbetur pa punë pasi kontrata me Korporatën Energjetike të Kosovës kishte skaduar para afatit të paraparë kohor.

E në mungesë të punës së tyre, kryetari i aksionarëve, Enver Sadiku deklaroi se Kosova po furnizohet me thëngjill nga vendet tjera, veçanërisht nga Serbia.

Për këtë çështje, televizioni ka kontaktuar edhe Korporatën Energjetike të Kosovës.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, nga kjo e fundit u mohua një gjë e tillë, duke thënë se të gjitha nevoja për konsum i prodhon vetë.

Tëvë1 ka kërkuar edhe nga Ministria e Ekonomisë për të parë se a është e vërtetë një gjë e tillë, por që nuk ka marrë përgjigje.

Për të parë importin e thëngjillit në Kosovës gjatë vitit të fundit, Dogana e Kosovës ka treguar për mediumin statistikat gjatë viteve të fundit por duke mos treguar edhe origjinën.

Sipas këtyre statistikave del se gjatë këtij viti në Kosovë kanë hyrë rreth 10 milionë e 13 mijë e 200 kilogramë thëngjill.

Krahasuar me vitet paraprake, gjithnjë sipas të dhënave zyrtare, i bie se sasia e importuar nga vendet tjera është në rritje. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit