21.3 C
New York
Monday, May 27, 2024

Buy now

Dyshime për shtytje në vetëvrasje dhe fajde, reagon asamblistja e LDK-së pas arrestimit të babait dhe vëllait

- Advertisement -

Tre persona po hetohen nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale – shtytje në vetëvrasje, rast që ka ndodhur në Graçanicë, ku 37-vjeçari, Bashkim Salihu i dha fund jetës. Rasti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e presionit dhe tashmë pista e hetimeve është zgjeruar edhe në drejtim të veprës penale “Fajdeja”.

Sinjali raportoi ekskluzivisht sot se të arrestuarit për rastin janë dy persona, babë e bir, Skender dhe Albion Tasholli.

Për këtë, reagoi vajza/motra e tyre, e cila është asambliste nga radhët e LDK-së në Lipjan, Albiona Tasholli.

Ajo në një reagim në profilin e saj në Facebook tha se beson në pafajësinë e babait dhe vëllait të saj.

“Edhe pse situata e fundit është shqetësuese, unë jam PLOTËSISHT E BINDUR NË PAFAJSINË E PRINDIT DHE VËLLAUT TIM. Jemi të pastër para Zotit dhe do të dëshmohemi të pafajshëm edhe para ligjit. E vërteta, pa dyshim që do të dalë në dritë.

“Ndërkohë që përjetoj presion psikologjik nga mediat me akuza të rreme, betohem se do të vijë dita kur do të ballafaqohem edhe me ju para organeve të drejtësisë!”

Gjithsesi, mendoj që nuk duhet të flitet fjala e fundit e para! Sqarimi im i fundit për këtë rast! Po jemi të pafajshëm!”.

Ndryshe, i dyshuar për rastin është edhe Ekrem Gashi, i njohur si ‘Hekri’.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit