Pasi plotësoi dy ndeshjet e pezullimit që erdhën ‘në bagazh’ që solli nga Manchester United, Cristiano Ronaldo më në fund debuton dje (17:30), në mënyrë zyrtare, me fanellën e Al Nassr (1-0).
Kundër Al-Ettifaq ylli portugez 37-vjeçar ishte sërish në qendër të vëmendjes në Riad, pasi Ronaldo ka shkëlqyer me një dygolësh në ndeshjen e të gjithë yjeve ndaj PSG-së.
Tani, efekti CR7 ndihet tashmë edhe jashtë fushës, sidomos në shitjet në dyqanin zyrtar të Al Nassr. Sipas ‘Marca’, 400 fanella shiten në ditë me vetëm numrin 7 dhe emrin Ronaldon në shpinë, natyrisht.
Gazeta spanjolle shkruan, se nuk është çmimi i fanelave, të cilat shiten për 100 dollarë (rreth 92 euro), që i largon blerësit: fakti është se aktualisht në dyqan ka fanela vetëm me përmasat e fëmijëve ose XXXL.