Dynamo insiston për Dellovën, ofron 1 milion euro

- Advertisement -

Skuadra nga Ukraina, Dynamo Kiev po insiston për transferimin e mbrojtësit të Kosovës, Lumbardh Dellova.

Madje, bëhet e ditur se Dynamo tashmë i ka bërë ofertë zyrtare CSKA Sofjes për mbrojtësin 27-vjeçar.

Mësohet se klubi ukrainas ka ofruar 1 milion euro për kartonin e Dellovës, pasi po dëshiron që sa më shpejtë të sigurojë shërbimet e tij, për ta mposhtur konkurrencën nga Turqia, Rusia e Arabia Saudite.

Dellova ka kontratë deri në vitin 2027 me CSKA Sofjen dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 950 mijë euro, të cilën tashmë Dynamo Kievi e ka tejkaluar.

Dynamo ka marrëveshje në parim me Dellovën, i cili është i gatshëm të transferohet në Ukrainë dhe po i bën presion klubit bullgar për të pranuar ofertën, në mënyrë që gjithçka të finalizohet brenda pak ditëve.

Dellova prej vitit 2024 është pjesë e CSKA Sofjes, ndërsa në sezonin e fundit ka kontribuuar me 2 gola në 33 paraqitje në të gjitha garat.

Të ngjashme

Të fundit