Paulo Dybala ka treguar vlerat e tij në ndeshjen e katër të Serie A në fanellën e Romës. Dybala (18’, 32’) shënoi dy gola për romen, teksa skuadra e Mourinhos kalon në vendin e parë me 10 pikë. Golin tjetër për Romën e shënoi Ibanez (61’)
Paulo Dybala ka treguar se është një lojtar xhevahir në ndeshjen e sotme të Romës kundër Monzas.
Pjesa e parë fillo e qetë, me Romën që e kishte në kontroll lojën dhe rrezikonte disa herë portën kundërshtare.
Abraham bën një pasim të mirë për Dybala, i cili gjendet ballë për ballë portierit të Monzas dhe dy mbrojtësve të cilët përpiqen që t’ia humbin ekuilibrin.
Megjithatë ai godet fuqishëm më të majtën e tij për të shënuar gol në minutën e 18.
Interesante në këtë pjesë ishte Marash Kumbulla. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare startoi si titullarë por në minutën e 28-të ai u zëvendësua nga Mourinho me Chris Smalling.
Mediat në Itali thanë se ky zëvendësim i tij ishte taktik dhe nuk kishte të bënte me ndonjë lëndim.
Dybala do të vinte përsëri të goli me Romën në minutën e 32-të.
Prapë Abraham doli mirë për para. Ai goditi dhe topin e devijuar nga portieri Dybala e devijon në rrjetë për rezultat 2-0.
Në pjesën e dytë Roma prapë do t’ia niste më mirë dhe do të sulmonin të parët.
Kështu ata të goli erdhën në minutën e 61-të, që ishte edhe goli i sigurisë së tyre.
Pellegrini bëri një krosim të mirë nga goditja nga këndi e ku më së miri në zonë u gjend Roger Ibanez që shënoi golin e tretë dhe të sigurisë për Romën.
Roma e pati shansin më të mirë për të shënuar në minutën e 82-të me Machin por topi goditi vetëm shtyllën pingule.
Belotti, që sapo u transferua të Roma ishte afër të debutoi me gol në minutën 84-të por priti portieri Michele Di Gregorio.
Kjo fitore e dërgon Romën në vendin e parë kurse Monza është në vendin e fundit me 0 pikë.
Ndeshjen e radhës Roma do të këtë punë me Udinesen si mysafire kurse Monza luan kundër Atalantës në shtëpi.