10.4 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Dy vjet e gjysmë në burgun e Serbisë, ministres Haxhiu tani i kujtohet të bëjë kërkesë për transferimin e Nezir Mehmetajt

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se ka bërë kërkesë në autoritet e drejtësisë në Serbi, që dy qytetarë kosovarë, që janë duke vuajtur dënim në Serbi, të transferohen në Kosovë.

Haxhiu ka thënë se është fjala për Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dulan, të cilët po mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.

“Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t’i transferojë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999”.

Ministrja e Drejtësisë ka shtuar se procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra.

“Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra. Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit