Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Istog.
Dy persona kanë vdekur në një aksident të rëndë në fshatin Shushicë të Istogut, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se vdekja e njërit prej viktimava u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e personit të dytë u konfirma në spitalin rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 15:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shushicë të Istogut, në aksident janë të përfshira dy vetura. Për një person të lënduar, mjeku kujdestar i QKMF-së e ka konstatuar vdekjen menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq njëri nga katër të lënduar ka mbërri pa shenja jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.
Ai tha se tre persona po trajtohen në spital si pasojë e lëndimeve të marra nga ky aksident






