24.4 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Dy kapitenë të FSK-së vlerësohen si oficerët më të mirë ndërkombëtarë në një kurs në Stamboll

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kapitenët Atdhe Hasani dhe Krenar Voca kanë përfunduar me sukses të lartë “Kursin e Oficerit të Shtabit” në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Stamboll.

Hasani është vlerësuar si oficeri më i mirë ndërkombëtar dhe Voca si oficeri i dytë më i mirë.

“Në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Stamboll me sukses të lartë përfunduan “Kursin e Oficerit të Shtabit” Kapiten Atdhe Hasani dhe Kapiten Krenar Voca, me ç’rast në mesin e pjesëmarrësve nga gjashtë shtete të botës, për punën dhe përkushtimin e pashembullt, Kapiten Atdhe Hasani u vlerësua si oficeri më i mirë ndërkombëtar, dhe Kapiten Krenar Voca si oficeri i dytë më i mirë. “

“Bashkëpunimi me Republikën e Turqisë po ndihmon FSK-në në ngritjen dhe avancimin profesional të ushtarakëve nga Kosova në fusha të ndryshme ushtarake.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit