Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim dy miqtë e tij, boksierë kampion në Belgjikë, z. Meriton Karaxha nga Çikatova e Vjetër dhe z. Ari Avdimetaj nga Strellci i Epërm.
Lladrovci ka shkruar se Mërgata i jep bukuri Kosovës, energji dhe vizion. Drenasi është mikpritës dhe ofron shumë dashni për të gjithë mysafirët, jo vetëm gjatë “Muajit të Mërgatës”!
Postimi i tij në fb:
Në kulmin e “Muajit të Mërgatës” në Drenas, ishte kënaqësi të pres dy miq, sportistë shembullor, boksierë që jetojnë në Belgjikë, z. Meriton Karaxha nga Çikatova e Vjetër, Drenas dhe z. Ari Avdimetaj nga Strellci i Epërm, Deçan.
Miqtë e mi, Meritoni është shumë herë kampion i Belgjikës, Beneluksit, garave në WBF, IBO, etj., ndërsa Ari, është kampion i Belgjikës shumë herë në kategorinë e tij. Të dytë janë sportistë dhe atdhetar të vendosur, duke ngritur lartë flamurin kuq e zi në skenën e sportit ndërkombëtar. Faleminderit për vizitën miq. Krenar me arritjet Tuaja!
Mërgata i jep bukuri Kosovës, energji dhe vizion. Drenasi është mikpritës dhe ofron shumë dashni për të gjithë mysafirët, jo vetëm gjatë “Muajit të Mërgatës”!
https://www.facebook.com/share/1JTCBfuhPV/?mibextid=wwXIfr






