18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Durimishi: Nesër do t’i paraqes të gjitha keqpërdorimet në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës

- Advertisement -

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se të premten e 2 shkurti do të mbaj një konferencë për media tek stacioni i autobusëve në Prishtinë në ora 13:00.

Ai ka thënë se në këtë konferencë do të paraqiten të gjitha keqpërdorimet nga njësia për patentë shofer.

“Të dashur qytetarë dhe përfaqësues të mediave, dua t’ju njoftoj se nesër, më datë 02.02.2024 (e Premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës”, ka shkruar ai.

“LOKACIONI: Njësia për Patentë Shofer, tek stacioni i autobusëve në Prishtinë, OHA: 13:00”, ka thënë Durmishi.

Ai ka përfunduar duke thënë se ka hasur në keqpërdorim në të gjithë Kosovën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit