Dukagjini ka arritur një fitore të madhe, e cila e ndihmon shumë në garën për mbijetesë.
Ekipi nga Klina ka fituar pastër 2:0 ndaj Gjilanit, në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosoves në futboll.
Dy golat nga Altin Merlaku për dy minuta 33’ dhe 35’ ishin vendimtar për fitoren e vendasve, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, Dukagjini kalon në vendin e shtatë me 36 pikë gjithsej.
Në anën tjetër, Gjilani mbetet në kuotën e 55 pikëve në vendin e tretë, aq sa ka edhe Drita një pozitë më lart.