Dukagjini ka arkëtuar tri tejet të rëndësishme në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme duke mundur Llapin, me rezultat 3-1, të dielën në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Hekuran Berisha (36’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar klinasit në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.
Pjesëloja e dytë prodhoi tri gola. Fillimisht Faton Neziri (54’), dyfishojë avantazhin e Dukagjinit në 2-0. I njëjti lojtar në minutën e 90+4’ realizoi edhe golin e tij të dytë personale dhe të tretin për Dukagjinin, derisa golin e vetëm për Llapin e realizoi Ardit Tahiri (64’) nga penalltia.
Skuadra e Ismet Munishit shënoi edhe tri gola, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë lojë.
Pas kësaj fitore, Dukagjini ka 35 pikë aq sa kanë Prishtina dhe Ferizaj në mesin e tabelës, kurse, Llapi mbetet në pozitën e parafundit me 30 sosh. /RTK/