Tashmë në dritën e anëtarësimit eventual të Kosovës në Këshill të Evropës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se më 27 mars kur mbahet takimi i Komisionit për Politikë dhe Demokraci nevojitet 27 vota të deputetëve për t’u votuar raporti/opinioni për anëtarësimin e Kosovës për të kaluar më pastaj në fazën finale të shqyrtimit.
“Dy momente janë me rëndësi në këto javë. Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës. Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dergohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave”, ka shkruar Tahiri në Facebook.