5.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Dugolli: Serbia është me mentalitet të Millosheviqit dhe Putinit

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, në “Lajmet e fundit” në RTK, tha se Serbia është me mentalitet të Millosheviqit dhe Putinit, dhe se sipas tij, ajo nuk ka ndërruar aspak sot e kësaj dite.

Madje, siç tha ai, Serbia me çdo kusht po mundohet ta pengojë Kosovën në ecjen e sajë përpara.

Ndërkaq, rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, Dugolli tha se Qeveria e jonë  po dëshiron të ec përpara, ndërsa Serbia ka qëllim stagnimin.

Deputeti Dugolli, foli edhe për zgjedhjet që janë mbajtur në komunat në veri të vendit, e që sipas tij ato zgjedhje janë pranuar nga akterët relevant.

Po ashtu, Dugolli duke folur për Udhëzimin Administrativ, për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit, tha secili ka të drejtë ta kontestoj këtë udhëzim dhe ta dërgoj në organet kompetente.

Porse, ai konsideron, se është e gabuar tu kërkohet dorëheqje kryetarëve në komunat e veriut të vendit.

“Është zgjedhje e gabuar t’i kërkohet një kryetari që të dorëhiqet, sepse nuk është faji tij që nuk kanë dalur në zgjedhje qytetarët në numër të konsiderueshëm”, tha Dugolli.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit