Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka pozuar bashkë me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në pritjen e Departamentit të Shtetit.
“Të lumtur që iu bashkuam nikoqirëve tanë graciozë në pritjen e Departamentit të Shtetit”, ka shkruar Dugolli në X.
“Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë teksa ua zgjasim urimet sekretarit Blinken dhe zonjës Evan Ryan për një sezon të gëzuar festash, të mbushur me paqe dhe lumturi”.