6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Dugolli: Eksponentë nga politika kanë provuar ta demotivojnë policinë duke ju thënë të mos shkojnë në veri

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se ka pasur eksponentët nga politika të cilët kanë provuar të demotivojnë Policinë e Kosovës duke ju thënë të mos shkojnë në Veri sepse Albin Kurti po ju dërgon atje për të ju vra.

“Nuk po dua ta akuzojë askënd por e di një gjë  qysh para një viti kur qeveria ka filluar të këtë një politik ma aktive në veri sa i përket rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, edi që ka pasur eksponentët politike të cilët kanë provuar me fjalim dhe takime nëpër stacione policore që  të de-motivojnë Policinë e Kosovës që mos shkojnë në Veri sepse Albin Kurti po ju dërgon atje për të ju vra”, ka thënë Dugolli.

Më tej ai ka thënë se sakrifica e Policisë së Kosovës nuk mund të paguhet me parë.

“Kjo është një fotografi që na ka prekur të gjithëve dhe është një fotografi që nuk do të duhej të shihej kurrë”. “Ne jemi mësuar që t’i shohemi këta në aksione jemi mësuar që t’i shohemi në detyrat fisnike që i kanë për rende dhe ligj sidomos në kohën e fundit që na bëjnë krenarë të gjithëve duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës me neutralizimin e grupit terrorist të Milan Radojçiqit”, ka shtuar ai

“Këta djemë mbi të gjitha shërbimin ndaj atdheut e kanë motivimin kryesore dhe për kundër ndonjë  pritje apo ndonjë premtim nga dikush që mund tua këtë dhënë” që sipas Dugollit mund t’iu këtë thënë se NJSIA “duhet ta shfrytëzojë këtë kohë. Unë mendoj është gabim që bash kjo kohë të del kjo fotografi”.

Dugolli ka thënë se me këtë formë të politikës humbet vetëm shteti i Kosovës dhe nuk asnjë fitues.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit