10.1 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Duda Balje në një intervistë ndryshe: Flet për jetën e saj brenda dhe jashtë institucioneve

- Advertisement -

Gjatë tërë vitit, mediat zakonisht i kontaktojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe krerët e shtetit për çështje në lidhje me politikën.

Andaj, lajmi.net ka zgjedhur për fundvit disa deputetë me të cilët ka realizuar intervistë të shkurtër relaksuese.

Njëri nga ta është edhe deputetja, njëkohësisht kryetarja e Unionit Socialdemokrat – SDU, Duda Balje.

Balje ka deklaruar se kujtimi më i mirë për vitin 2021 ishte dalja në pyllin e fqinjit të saj, të cilin e ka kosnideruar si “gëzimi i parë pas pandemisë COVID-19”.

Në anën tjetër, kujtimi më i keq për këtë vit për deputeten Duda Balje ishte njoftimi se nëna e saj ishte infektuar me virusin COVID-19.

Në intervistën relaksuese, Balje ka folur edhe për hobin dhe fobinë e saj, preferencat muzikore, se çfarë vlerëson më shumë tek vetja dhe cili është kompleksi i saj.

Ajo ka treguar edhe çfarë i ka mbetur “pikë” në jetë, komplimentin më të mirë dhe më të keq që ka marrë ndonjëherë, ndërsa ka pasur një mesazh edhe për ish-deputetin Milaim Zeka, i cili jo rrallë herë e komenton Duda Baljen për dukjen e saj.

Intervista e plotë e lajmi.net me deputeten Duda Balje:

Lajmi.net: Kujtimi më i mirë dhe më i keq gjatë vitit 2021?

Duda Balje: Kujtimi më i mirë për këtë vit është dalja në pyllin e fqinjit tim, gëzimi i parë pas koronavirusit. Më e keqja nga të gjitha, kur kam mësuar se nëna ime ka Covid 19.

Lajmi.net: Cili është hobi dhe fobia juaj?

Duda Balje: Hobi: bërja e ëmbëlsirave, fobia: lartësia, frika nga lartësitë!

Lajmi.net: Cili është këngëtari/ja juaj i preferuar?

Duda Balje: Kohët e fundit Yll Limani.

Lajmi.net: Çfarë vlerësoni më së shumti tek vetja dhe cili është kompleksi juaj?

Duda Balje: E vlerësoj faktin që jam apatike, nuk kam komplekse!

Lajmi.net: A ka diçka për të cilën jeni penduar ose “iu ka mbetur pikë” në jetë?

Duda Balje: Gjithmonë do të më mungojë fakti që nuk jam kirurge.

Lajmi.net: Komplimenti më i bukur që keni marrë dhe më i keqi?

Duda Balje: Komplimenti më i mirë: Nuk kam takuar kurrë një person të gatshëm dhe të ndjeshëm. Komplimenti më i keq: Jeni shumë më e bukur kur nuk qeshni.

Lajmi.net: Ish-deputeti Milaim Zeka ju përmend shpesh në intervista, çfarë mesazhi do t’i jepnit atij për vitin 2022?

Duda Balje: I dashur Milaim, sa herë që më përmend mua buzëqesh, të uroj shumë buzëqeshje ty dhe vetes në vitin 2022.

Lajmi.net: Nga cili deputet merrni më së shumti komplimente?

Duda Balje: Nga shumica!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit