Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump tha të martën se dëshiron të përballet në një debat televiziv me zëvendëspresidenten Kamala Harris.
Megjithatë, ish presidenti deklaroi se ende nuk është dakord për ndonjë debat specifik me Harris, shkruan CNN.
Sipas Trump, debati me Harris nuk do të ndryshojë nga Biden, pasi kanë të njëjta politika.
Trump theksoi se do të ishte i hapur për të marrë pjesë në më shumë se një debat me Harris dhe mendonte se ishte “e rëndësishme” të kishte debate presidenciale.