6.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

“Dua që të Argjentina të fitojë nesër shkaku i Messit” – Trezeguet flet për finalen dhe dyshen Messi – Mbappe

- Advertisement -

David Trezeguet ndihmoi Francën të fitonte Kupën e Botës në vitin 1998.

Të dielën, “Gjelat” kanë shansin të fitojnë të tretin trofe dhe të dytin radhazi.

Përveç besnikërisë së tij ndaj Francës, me të cilën luajti 71 herë, Trezeguet kishte edhe rrënjë argjentinase.

Nëna e tij është argjentinase dhe ai u rrit në kryeqytetin e këtij vendi, Buenos Aires. Ai madje e filloi karrierën e tij si lojtar në Argjentinë, te Club Atletico Platense.

Si i tillë, ai shpjegoi se është i ndarë se kush do që të fitojë finalen e së dielës në Katar, kur foli për “TyC Sports”.

“Kjo ndeshje është diçka që nuk e kam dashur, por është një finale e mrekullueshme. Është ai që të gjithë e prisnim. Janë dy skuadrat më të mira në Botëror”, tha fillimisht ish-sulmuesi i njohur.

Sidoqoftë, ai përfundimisht zgjodhi Argjentinën për shkak të Lionel Messit.

“E përsëris vazhdimisht, emocionalisht, duke e ditur se do të jetë Botërori i tij i fundit, Leo e meriton të jetë kampion. Ai i bën njerëzit të ëndërrojnë”, shtoi 45-vjeçari.

Trezeguet foli edhe për betejën mes Messit dhe francezit Kylian Mbappe, të cilët luajnë së bashku në Paris Saint-Germain.

“Leo është në pjesën e fundit të karrierës së tij, Mbappe sapo ka filluar dhe do të vendosë rekordet. Së bashku në PSG ata janë kombinimi perfekt, por Argjentina luan për Messin, gjithçka kalon përmes tij”, deklaroi Trezeguet.

Trezeguet nuk është i vetmi ish-reprezentues francez që favorizon Argjentinën për finalen e së dielës. Andre-Pierre Gignac, i cili luajti 36 herë për Francën, gjithashtu deklaroi se dëshiron të shohë Messin duke ngritur trofeun.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit