Në vitin 2023, kërkimet në “Google” për Shqipërinë kanë pasuar një rrjedhë të vazhdueshme të ndryshimeve dhe zhvillimeve.

Nga zhvillimet teknologjike në gastronominë lokale, nga ngjarjet më të rëndësishme globale te çfarë mund të vizitoj në fundjavë, këto janë disa nga kërkimet ndër muaj, sipas “Google Trends”.

Në një hulumtim specifik të 12 muajve të fundit, vihet re se ka dy interesa shumë të mëdha të shfaqura ndër kërkimet e shqiptarëve.

E para bëhet fjalë për ChatGpt, platforma e njohur tashmë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale.