8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Dua Lipa publikon fotografi të tjera nga festivali “Sunny Hill”, ndër to edhe një ku shihet duke shijuar qebapët e Kosovës

- Advertisement -

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë momente të reja nga vizita e saj në Kosovë përmes llogarisë së saj në Instagram.

Duke marrë pjesë në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, këngëtarja ka treguar se lidhja e saj me vendin e origjinës mbetet e fortë.

Në një seri fotografish të publikuara, Dua ka ndarë momente të ngrohta me kushërinjtë e saj.

Një nga imazhet ka tërhequr veçanërisht vëmendje, ku ajo shfaqet duke shijuar një pitalkë me qebapë, një ushqim tradicional i njohur në zonë.

Ky detaj ka ngjallur komente të shumta dhe pëlqime nga ndjekësit e saj, të cilët kanë vlerësuar afërsinë e saj me traditat vendase.

Për faktin se jeton larg, interpretuesja e hitit “Houdini” duket se e ndjen mungesën e ushqimeve tradicionale vendore. Kjo vizitë i ka dhënë asaj mundësinë të rikthehet në shije dhe përvoja që janë pjesë e identitetit të saj kulturor.

Festivali “Sunny Hill” ka mbledhur artistë të shumtë ndërkombëtarë dhe vendas, duke u bërë një pikë referimi për skenën muzikore në Kosovë. Prezenca e Dua Lipës në këtë festival jo vetëm që nderon vendin e saj të origjinës, por gjithashtu forcon lidhjet kulturore dhe artistike mes Kosovës dhe skenës globale.

Dua Lipa vazhdon të jetë një ambasadore e jashtëzakonshme e kulturës shqiptare në botë, dhe çdo vizitë e saj në Kosovë është një festë për adhuruesit e saj dhe për të gjithë ata që ndjekin rrugëtimin e saj të suksesshëm. /Telegrafi/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit