15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Dua Lipa, nikoqire e “SNL”

- Advertisement -

Dua Lipa arriti suksesin e radhës. Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare prezantoi, këndoi dhe luajti në skeçet e “Saturday Night Live” në episodin e 49-të të spektaklit amerikan.

Në monologun hapës, Dua ironizoi marrëdhënien e ngushtë me prindërit e saj duke u shprehur se ndërtesa i dukej si shtëpi sepse “prindërit e saj ndodheshin në mes të publikut”. Kamera u drejtua nga Anesa dhe Dukagjin Lipa që po ndiqnin vajzën e tyre.

Madje, Dua vijoi duke thënë se “ata janë modernë, iu pëlqen të festojnë” dhe një mbrëmje ndërsa ajo kishte dalë me miqtë, rastisi prindërit e saj në një club në 3 të mëngjesit, “gjë që është e sikletshme sepse gjëja e fundit që do të shohësh kur je tapë është vajza jote”.

Këngëtarja njoftoi edhe publikimin e albumit të saj të tretë, “Radical Optimism” duke shpjeguar përmes bisedave aktoriale me të pranishmit domethënien e titullit.

Dua nuk la jashtë vëmendjes as kërcimin e saj viral në vitin 2018 që u kritikua shumë pasi e quajtën “dembele” dhe shkruanin “jepi vajzë, vazhdo të mos na japësh gjë”. Ajo u kundërpërgjigj dhe tha “në fakt, ju dhashë meme-n më të madhe të të gjitha kohërave”.

Në skeçe, Dua mori rolin e një kritikeje arti për sherrin mes Drake dhe Kendrick Lamar, një 25-vjeçareje me qindra kukulla të vogla, një grua në epokën viktoriane etj. Gjithashtu ajo performoi dy këngë të reja nga albumi, “Illusion” dhe “Happy For You”./tvklan.al/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit