Menjëherë pas përfundimit të Sunny Hill Festival në Prishtinë, Dua Lipa udhëtoi drejt Nju Jorkut, ku iu bashkua bashkëshortit të saj, aktorit Callum Turner, në premierën e filmit të tij më të ri.
Ngjarja shënoi edhe paraqitjen e parë zyrtare të çiftit si burrë e grua në një tapet të kuq, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe fotografëve.
Megjithatë, përveç paraqitjes së tyre elegante, një moment i shkurtër mes Dua Lipës dhe Callum Turner është ai që ka bërë më shumë bujë në rrjetet sociale.
Në videon që po qarkullon gjerësisht online, këngëtarja shihet duke e vështruar Turner me një buzëqeshje dhe një shikim të ngrohtë, ndërsa fansat e interpretuan momentin si një tjetër dëshmi të afërsisë dhe kimisë mes tyre.
Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në platformën X dhe në rrjete të tjera sociale, ku ndjekësit e çiftit reaguan me komente të shumta për mënyrën se si Dua e shikonte bashkëshortin e saj.
Dua Lipa dhe Callum Turner prej kohësh janë një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it ndërkombëtar, ndërsa paraqitja e tyre e fundit së bashku vetëm sa ka shtuar interesin e publikut rreth marrëdhënies së tyre.






