11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Drita triumfon në derbin e Anamoravës, Llapi përmbys Ballkanin, Malisheva befason Prishtinën

- Advertisement -

Drita triumfon në derbin e Anamoravës, Llapi përmbys Ballkanin, Malisheva befason Prishtinën

Drita ka triumfuar në derbin e Anamoravës duke mposhtur rivalin e qytetit Gjilanin me rezultat minimal 1:0, kështu për të marrë kreun e tabelës.

Në anën tjetër Llapi ka arritur që me përmbysje ta mposhtë Ballkanin 3:2, ndërsa befasinë e ka shkaktuar Malisheva që ka mposhtur Prishtinën 2:0.

Java e 25-të e Superligës dhuroi ndeshja shumë të bukura për tifozët me dy nga përballjet me të mira të kohëve të fundit.

Tani kur kanë mbetur edhe 11 xhiro deri në përfundim të sezonit, gjithçka është e turbullt, si në garën për kampion, ashtu edhe për vendet që dërgojnë në Evropë dhe vendet e rrezikuara për të rënë në Ligën e Parë.

Drita – Gjilani

Derbi i Anamoravës që për fatin e keq vazhdon të luhet në fushën me bari sintetik në Gjilan, është një nga ndeshjet më të flakta në kampionatin vendor.

Në praninë e tifozëve të pakët për shkak të kushteve në stadium, loja ishte më e vakët, por gjithsesi dy skuadrat zhvilluan futboll cilësor me aksione të rrjedhshme herë pas here, me dy portierët që ishin në formë të mirë për të shpëtuar skuadrat e tyre disa herë, raporton Nacionale.

Goli i vetëm i takimit u shënua në fundin e pjesës së parë. Golashënues ishte Blendi Baftiu që shënoi në minutën e 43-të me kokë, pasi u asistua mirë nga Besnik Krasniqi.

Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim në rezultat dhe si rrjedhojë Drita mori tre pikët e radhës shumë të vlefshme, pikë këto që e dërgojnë në kreun e tabelës.

Llapi – Ballkani

Derbi tjetër në Superligën e Kosovës u zhvillua në Podujevë në stadiumin Zahir Pajazit, ku u përball Llapi me kampionin në fuqi Ballkani.

Gjatë 90 minutave pati dy përmbysje me llapjanët që u gëzuan në fund.

Fillimisht në epërsi kaloi Llapi me anë të Festim Alidemës që shënoi nga penalltia në minutën e pestë të takimit.

Pjesa e parë u përmbyll kështu, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, Ballkani e filloi furishëm dhe përmbysi rezultatin në 2:1.

Në minutën e 53-të shënoi Albion Rrahmani për barazimin e rezultatit, ndërsa për epërsinë e parë të suharekasve u përkujdes Meriton Korenica në minutën e 63-të për rezultatin 2:1.

Por Llapi reagoi shpejt, ku brenda katër minutave sërish ktheu rezultatin në të mirë të saj.

Në minutën e 71-të për barazimin në 2:2 shënoi Bekim Maliqi, ndërsa në të 75-tën Bianor Neto shënoi gol me kokë për rezultatin përfundimtar 3:2.

Ballkani me këtë humbje zbret në pozitën e dytë, ndërsa Llapi tani ka barazuar Prishtinën e Dukagjinin me pikë që mbajnë pozitën e katërt dhe pestë, respektivisht.

Prishtina – Malisheva

Malisheva ka shkaktuar befasinë e javës, pasi ka mposhtur në udhëtim Prishtinën me rezultat 2:1.

Prishtina nuk po kalon kohë aspak të mira pas rifillimit të sezonit dhe tani sërish ka pësuar humbje dhe rrezikon seriozisht të mos marrë pjesë në gara evropiane në sezonin e ardhshëm.

Malishevasit shënuan shpejt në pjesën e parë. Kur kaluan vetëm shtatë minuta lojë ishte Sobowale që shënoi për 1:0.

Për të përkeqësuar gjërat u përkujdes Besir Ramadani i kryeqytetasve që mori karton të kuq me të filluar pjesa e dytë.

Malisheva shënoi edhe një herë në minutën e 70, por goli i Bleart Tolajt u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Drilon Hazrollaj me gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 80-të.

Krejt çka bëri Prishtina ishte ngushtimi i rezultatit në minutën e 84-të me anë të Shefit Shefitit.

Me këtë humbje Prishtina mban pozitën e katërt por tani ka pikë të barabarta me Dukagjinin e Llapin, ndërsa Malisheva ngjitet në pozitën e shtatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit