Drita rikthen Ardian Nuhiun në krye të skuadrës

- Advertisement -

Drita ka gjetur trajnerin e ri pas largimit të Zekirija Ramadanit.

Kampionët e Kosovës kanë vendosur ta rikthejnë në krye të skuadrës Ardian Nuhiun, pas tre vitesh nga aventura e tij e parë me klubin.

Nuhiu rikthehet te Drita pas përvojave të fundit te Shkëndija, Gjilani dhe së fundmi te Tirana, ku nuk arriti të ketë suksesin e pritur.

Tashmë, Nuhiu do të rikthehet në krye të kampionëve të Kosovës, me synimin për të vazhduar sukseset e tij të mëparshme me klubin nga Gjilani.

Të ngjashme

Të fundit