Egzon Bejtullai është futbollisti më i ri i Dritës.
“Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona. Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqis ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku”, ka njoftuar skuadra gjilanase. “Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026”.
Futbollisti më herët ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës.