Drita e ka fituar përballjen ndaj Malishevës, sfidë që nuk ishte zhvilluar para disa javëve.
“Intelektualët” triumfuan me rezultat të ngushtë 2:1, përballje që ishte shumë interesante nga fillimi.
Besnik Krasniqi i dha epërsinë Dritës duke qenë i saktë nga pika e bardhë (24’).
Pas kësaj, dy skuadrat kishin disa raste shënimi por të dy portierët ishin në nivelin e duhur për t’ua mohuar golat.
Ishte Veton Tusha që shënoi një gol të bukur për ta dyfishuar epërsinë (59’).
E tëra që bëri Malisheva, ishte goli i nderit përmes Altin Aliut që shënoi një supergol mahnitës (79’).
Drita me këtë fitore arkëton gjashtë pikë duke u ngritur në pozitën e gjashtë, derisa Malisheva qëndron në vendin e dytë me 10 sosh. Vlen të ceket se gjilanasit kanë edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.