Drita–Drenica nis me mesazh të fuqishëm në mbështetje të krerëve të UÇK-së në Hagë

- Advertisement -

Ndeshja mes Dritës dhe Drenicës në Superligën e Kosovës në futboll ka nisur me një mesazh solidarizimi dhe mbështetjeje për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Para fillimit të ndeshjes, futbollistët dolën në fushë me pankarta ku shkruhej: “Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër.” “Kosova ju pret!”

Në pankarta u shfaqën edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke përcjellë mesazh mbështetjeje për ta dhe për luftën çlirimtare të UÇK-së.

Ky solidarizim vjen vetëm pak ditë para Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Të ngjashme

Të fundit