Në një ndeshje që zgjati mbi dy orë dhe pati ndërprerje të rrymës në stadium në Maltë, Drita ka barazuar me Florianan.
Ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, ka përfunduar 1:1.
Të dy golat, janë shënuar në fund të takimit, saktësisht në minutat shtesë.
Drita avancoi 1:0 me anë të Liridon Balajt në minutën e katërt të kohës shtesë, përpara se Floriana të barazojë pesë minuta më vonë.
Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Florianas, zhvillohet javën e ardhshme në Prishtinë.






