9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Drita – Ballkani, derbi i madh i mesjavës

- Advertisement -

Superliga e futbollit do të rikthehet në këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 24-të.

Dy ndeshje do të luhen të martën, dy të mërkurën dhe një të enjten.

Pa dyshim, dueli kryesor i kësaj xhiroje, i cili mund të sqarojë shumëçka rreth titullit të kampionit do të jetë ai mes Dritës dhe Ballkanit.

Dy kandidatët kryesorë për titull të kampionit do të përballen mes vete në Gjilan.

Liderja vjen nga humbja në Podujevë prej Llapit, kurse kampionët aktualë vijnë nga barazimi me Prishtinën.

Aktualisht, Bardhekaltrit janë përpara me 10 pikë dhe një fitore eventuale do t’ua siguronte atyre një shkëputje thuajse të paarritshme prej 13 pikësh.

Nga ana tjetër, ekipi Portokalli këtë lojë e ka si “jetë a vdekje” dhe për t’u fituar gjithsesi, nëse dëshiron t’i mbajë ende gjallë shpresat për titullin e katërt radhazi të kampionit.

Ekipit nga Suhareka nuk i levërdis as barazimi pasi në këtë rast do të mbetej në fuqi distanca prej 10 pikësh disavantazh ndaj lideres nga Gjilani.

Llapi ndërkohë do ta kërkojë fitoren e dytë radhazi derisa e viziton Ferizajn.

Dy ekipet vijnë nga fitoret në xhiron e fundit: llapjanët e ndalën Dritën kurse ferizajasit e mposhtën Suharekën.

Malisheva do ta kërkojë këndelljen në duel me Gjilanin pas humbjes nga Dukagjini, kurse “Skifterat” synojnë ta vazhdojnë formën e mirë nëpër të cilën po kalojnë.

Prishtina do t’i bëjë konak Dukagjinit, i cili e regjistroi një fitore të madhe me Malishevën, ndërsa Suhareka llogarit në fitore ndaj Feronikelit 74. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit