15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Drilon Hazrollaj, Ylli i Javës në Superligë

- Advertisement -

Drilon Hazrollaj ka vazhduar me paraqitje fantastike në elitën e futbollit kosovar.

Futbollisti ofanziv e inspiroi Malishevën drejt fitores me përmbysje ndaj Gjilanit me rezultat 3:2 duke i realizuar të tre golat e ekipit të tij.

Për këtë, Hazrollaj u zgjodh futbollisti më i mirë i xhiros së 23-të në Superligën e futbollit.

Ai e fitoi këtë çmim për herë të dytë radhazi, respektivisht të tretin në këtë edicion.

“Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i i tretë për mua dhe është motivim shtesë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, tha Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit