Drenica dhe Feronikeli kanë zhvilluar një derbi rajonal spektakolar, që përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Feronikeli kaloi në epërsi me Lorik Dobratiqin, por vendasit barazuan menjëherë pas autogolit të Krešimir Luetiq.
Në pjesën e dytë, Genc Hamiti i dha epërsinë Drenicës, ndërsa Ibrahim Cërvadiku realizoi golin e barazimit për Feronikelin, duke i siguruar skuadrës së tij pikën e parë në udhëtim këtë sezon.
Mysafirët patën disa raste të mira shënimi dhe mund të synonin më shumë, por në fund u desh të pajtoheshin me një pikë.
Në ndeshjet e ardhshme, Feronikeli do të përballet me Llapin në mesjavë, ndërsa Drenica do të udhëtojë te Gjilani.






