Drenas: Vijon aksioni identifikues i keqpërdoruesve të ujit

- Advertisement -

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se po vijon aksioni për identifikimin e keqpërdoruesve të ujit të pijshëm, në fshatrat e Komunës së Drenasit.

Sipas KRU-së, qëllimi i këtij aksioni është parandalimi i keqpërdorimeve, ruajtja e burimeve të ujit dhe sigurimi i furnizimit të rregullt për të gjithë qytetarët, shkruan IndeksOnline.

“Luten të gjithë konsumatorët që të përdorin ujin e pijshëm në mënyrë të përgjegjshme dhe vetëm për nevoja shtëpiake. Çdo lidhje ilegale apo keqpërdorim i ujit do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, duke përfshirë masa ndëshkuese”, deklaron KRU-ja.

Paralajmërohet gjithashtu që aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Të ngjashme

Të fundit