11.9 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Drejtori i Policisë: Janë arrestuar 7 persona të dyshuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

- Advertisement -

Një operacion që është zhvilluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Me datë 1 prill është vrarë rreshteri Muhamed Lika. Policia bashkëpunim me Prokurorinë ka zhvilluar hetime intensive, dhe sot kemi konkretizuar një aksion me qëllim të bastisjes.

Operacioni është zhvilluar me autorizim të Prokurorisë, ku janë bastisur 9 lokacione, shumica në Kaçanik dhe një në fshat të Klinës. Janë arrestuar 7 persona të dyshuar të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në planifikimin dhe vrasjen e rreshterit tonë.

Personat po intervistohen nga hetuesit tonë. Nuk ka pasur incident, nuk ka pasur të lënduar as nga të dyshuarit as nga Policia. Do të zhvillohen intervistat dhe do të vendoset për procedimin e personave.

Janë sekuestruar dy vetura, telefona, lap-topë, armë zyrtare me 30 fishekë, maska, tyta të armëve, kapela sportive, dylbi dhe dëshmi të tjera. Ka marrë pjesë njësitet policore, operacioni është udhëhequr nga drejtoria e hetimit të krimeve të rënda, dhe në asistencë kanë qenë Njësitet Speciale.

Të ngjashme

Të fundit