28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Drejtori i Antikorrupsionit e përmendi, Dimal Basha kërkon “të hetohen politikanët me miliarda jashtë vendit”

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kërkuar nga Prokuroria dhe mediat hetime për pasurinë e politikanëve.

Dejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Ylli Buleshkaj ka thënë se ka politikanë me pasuri miliardëshe dhe Basha e ka ‘prerë’ këtë deklaratë dhe e ka publikuar në Facebook.

“Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit ka deklaru tash një javë se 𝗸𝗮 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸𝗮𝗻ë 𝗾ë 𝗸𝗮𝗻ë 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗮𝗿𝗱𝗮 𝗲𝘂𝗿𝗼 𝗽𝗮𝘀𝘂𝗿𝗶, 𝗽𝗼𝗿 𝗾ë 𝗔𝗴𝗷𝗲𝗻𝗰𝗶𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗮𝗿𝗿𝗶𝘁ë 𝗺𝗲 𝗶 𝘃𝗲𝗿𝗶𝗳𝗶𝗸𝘂 𝘀𝗲𝗽𝘀𝗲 𝗽𝗼 𝗶 𝗺𝗯𝗮𝗷𝗻ë 𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁ë 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁. Këto informata i ka përcjell në Prokurori, por që nuk ka asnjë lëvizje!”, shkroi Basha.

“Një rikujtim miqësor për prokurorinë e pavarur dhe mediet e lira! Hetoni edhe 9 ton grurë në vlerë prej 2,700 euro, por mundësisht edhe këta miliarda!”, shtoi deputeti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit