Draft-Raporti i deputetit të Parlamentit Evropian: Keqardhje që Kosova s’e zgjodhi presidentin e ri brenda afateve kushtetuese

- Advertisement -

Deputeti i Parlamentit Evropian, Riho Terras, i cili është Raportues për Kosovën, ka publikuar Draft-raportin e tij për vitin 2025.

Terras e ka cilësuar vitin 2025 si një vit të humbur për Kosovën për shkak të bllokadës politike e institucionale që kishte mbizotëruar përgjatë gjithë vitit.

“Mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës më 12 shkurt 2026, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2025 dhe pas më shumë se një viti ngërçi politik; megjithatë, shpreh keqardhje për procesin e paralizuar politik gjatë vitit 2025 që rezultoi në një “vit të humbur” për Kosovën”, thuhet në raport.

Raportuesi estonez tutje ka shprehur keqardhje edhe për dështimin e Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri brenda afatit kushtetues, gjë që e çon vendin drejt zgjedhjeve. Terras gjithashtu ka thënë se është në dijeni për dekretin e Osmanit për shpërndarje të Kuvendit.

“Shpreh keqardhje edhe për dështimin e Kuvendit për të zgjedhur një President të ri brenda afatit kushtetues, duke e shtyrë kështu vendin drejt zgjedhjeve të reja; Jemi në dijeni për shpërbërjen e Kuvendit me dekret presidencial më 6 mars 2026”, thuhet në raport.

 

Të ngjashme

Të fundit