-4.6 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Dr. Fatbardh Rexha i PDK-së: Mbështetja e bizneseve, çelësi i zhvillimit ekonomik

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 69, doktor Fatbardh Rexha, gjatë vizitës së tij në fabrikën e tekstilit EuroTEX, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së bizneseve për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e gjendjes sociale në vend.

“EuroTEX, me vite veprimtari dhe me dhjetëra gra të punësuara, është shembulli më i mirë se si bizneset ndihmojnë në fuqizimin ekonomik të vendit. Zhvillimi ekonomik bëhet duke i mbështetur bizneset dhe duke lehtësuar proceset administrative”, ka shkruar Rexha në Facebook.

Ai ka thënë se me Bedri Hamzën si kryeministër do të krijohen mundësi të reja për ndërmarrësit dhe për hapjen e vendeve të punës.

Voto 1 – Bedri Hamza
Voto 69 – Fatbardh Rexha për deputet

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit