23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Dosti i Pecit thyen rekord të pikëve: Del i pari për t’u bërë sekretar në ministrinë e Elbert Krasniqit

- Advertisement -

Nacionale ka raportuar për shumë punësime të tilla duke nisur nga Banka Qendrore e Kosovës, Ibër-Lepenci, KEK-u, e nëpër ministri të ndryshme.

Së fundmi, një ndikim i tillë duket se ka bërë që një mik i afërt i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, të hyjë madje edhe në histori.

Siç ka mësuar Nacionale, Jeton Qela është mik i afërt me ministrin Peci. Qela ka dalur i pari në listë për t’u bërë sekretar në Ministrinë e Administrimit e Pushtetit Lokal.

Gazeta ka siguruar edhe dokumentin ku shihet vlerësimi, e ku Qela duket se është në mesin e më të vlerësuarve në komplet konkurset e kohëve të fundit. Ai ka marrë plot 92 pikë nga ky vlerësim.

Qela deri më tash kishte qenë ushtrues detyre në ministrinë e cila drejtohet nga Elbert Krasniqi. Ai ishte avancuar në këtë pozitë me ardhjen në pushtet të qeverisë Kurti II.

Deri atëherë, Jeton Qela kishte pasur detyrën e zëvendësuesit të drejtorit të Departamentit për Integrime Evropiane. Ai ishte avancuar nga ministri Krasniqi në pozitën e U.D Sekretarit.

Me konkursin e fundit, duket se dosti i ministrit Peci është rehatuar edhe ligjërisht në këtë pozitë, duke dalur më i vlerësuari si Sekretar.

Lidhja e Pecit me Qelën është konfirmuar nga disa burime të Nacionales. Kjo vërehet edhe në shumë fotografi ku shihen Peci e Jeton Qela së bashku.

Përderisa ministri Faton Peci po i rehaton dostat në ministritë e tjera, vet Ministria e Bujqësisë ishte kthyer në vend për punësimin e familjarëve të zyrtarëve tjerë të lartë.

Nacionale kishte raportuar për punësimin e tezakes së presidentes Osmani, Venera Çerkimi, ishte përzgjedhur për Drejtoreshë në Agjensionin për Zhvillimin e Bujqësisë.

Në ministrinë e Pecit ishte punësuar edhe motra e ministrit Xhelal Sveçla, Magbule Hyseni.

E njëjta, është angazhuar në pozitën Zyrtare për Rrjetin Kombëtar Rural dhe partnerët e tjerë socialë për përgatitjen e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR), në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Familjarizmi me sekretar është evidentuar edhe në Ministrinë e Mbrojtjes. Aty aktualisht si ushtrues detyre i sekretarit është Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit Enver Dugolli.

Për vëllain tjetër të Dugollëve, Ilirin, Nacionale raportoi se është punësuar në ndërmarrjen Ibër-Lepenci që udhëheqet nga Faruk Mujka i VV-së. Pra, nepozitëm në të katër anët.

Pushteti nuk u kujdes vetëm për familjarët. I rehatoi edhe militantët e personat besnik. Vetëm në bordin e Bankës Qendrore u rehatuan dy ish-kandidatë për deputet si Bashkim Nurboja e Nexhat Kryeziu.

Në Komisionin e Pavarur për Media e dërguan militanten e flaktë, Luljeta Aliu.

Megjithatë, as gjithë këto nuk mjaftuan e ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, theksoi se në qeverinë Kurti nuk ka familjarizëm.

Unë do të doja të di se cili është njeriu i jem që i cili ka ardhë në këtë përbërje qeveritare dhe do të doja të di se cilët janë njerëzit “tanë” të cilët i paskemi sjell në pushtet?”, ka thënë ajo, duke treguar se çka është nepotizmi.

Njerëzit tuaj do të thotë se i kemi sjell motrat, vëllezërit, tezet, bagjanakat, kushërinjtë, hallat. Këta janë njerëzit e juaj”, është shprehur.

Sipas saj, në këtë qeveri nuk ka ndodhur fare nepotizmi.

Kur thoni ju i keni sjell njerëzit të juaj po flisni për nepotizëm. dhe nepotizimi është një prej veçorive që e kanë dëmtuar shtetin tonë me se shumti”, është shprehur ajo.

Gërvalla ka folur me siguri të madhe për këtë çështje.

Kur flasim për nepotizëm, unë me shumë siguri dhe me shumë krenari ju them që në institucione, në dy vitet e gjysmë të fundit, nuk do të gjeni dukuri të nepotizmit. Jo pse ne jemi njerëzit më të mirë se ata të mëparshmit, por sepse e kemi parë gjendjen në të cilën i kemi gjetur institucionet, dhe e kemi parë që nepotizmi ka qen veçoria numër një, e cila i ka sjell në atë situate, dhe ne nuk e përsërisim atë”, ka thënë Gërvalla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit