Ballina

Dorëheqjet në shëndetësi/ Haxhiu: Dr.Pranvera “viktima” e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit

By GAZETA SCANNER 1

January 26, 2023

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar dorëheqjen e U.D. të ShSKUK, Pranvera Zejnullahu, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Haxhiu thotë se Dr.Pranvera “viktima” e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi.

“Dr. Pranvera do të duhej të dorëhiqej pas skandaleve të njëpasnjëshme në sektorin e shëndetësisë, por ajo duket te jetë “viktima” e radhës së grupeve te interesit të instaluara në shëndetësinë tonë”, shkruan ai, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Çka po ndodh me shëndetësinë? Dr.Pranvera “viktima” e radhës e klaneve dhe grupeve të interesit në shëndetësi.

Dr. Pranvera do të duhej të dorëhiqej pas skandaleve të njëpasnjëshme në sektorin e shëndetësisë, por ajo duket te jetë “viktima” e radhës së grupeve te interesit të instaluara në shëndetësinë tonë. Dr. Pranvera dha dorëheqje, por Bordi i SHSKUK-së qe keqmenaxhon me miliona euro vazhdon ta ketë mbështetjen e Qeverisë.

Skandale, keqpërdorime, dorëheqje e largime nga sektori publik. Shëndetësia jonë çdo ditë po shkon drejt degradimit

Nuk ka përmirësim të shërbimeve shëndetësore, nuk ka mbështetje për profesionistët shëndetësorë.Lëre që mungojnë rezultatet, por as të emëruarit politik nuk po gjenë qetësi.

Siç po shihet degradimi dhe shkatërrimi i këtij sektori dhe jo vetëm nuk është i rastësishëm!!!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=726951265465805&id=100044528135598&mibextid=Nif5oz