9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Dorëheqje e parevokueshme e Kryetarit të AShAK-ut!

- Advertisement -

Nga Betim Gjoshi

Dorëheqje e parevokueshme e Kryetarit të AShAK-ut

NJË “FLETËRRUFE” ANTI-UÇK DHE ANTI-SHQIPTARE…

Kjo fletërrufe nuk është analizë, por është Aktakuzë me gjuhë paranojake e paragjykuese ndaj Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Partisë Socialiste e Partisë Demokratike të Shiqipërisë dhe fesë islame.

“Anonimët” e AShAK-u e “godasin” ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e akuzuar se e ka futur ndarjen e Kosovës në agjendë për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale. AShAK-u në 39 faqe, “analizon” dhe paragjykon si sehirbazët për Serbinë, Kishën Ortodokse, BE-në, Planin e Ahtisarit, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Edi Ramën, Vetëvendosjen, Ali Ahmetin, BIK-un, Turqinë, fundamentalizmin islamik, Gjykatën Speciale, etj…

AShAK-u e akuzon edhe shtetin e Kosovës se “pranoi” njohje të sponsorizuara të shtetësisë në mënyrë korruptive.

Institucioni i udhëhequr nga Kraja thekson se Serbia është e “përqendruar në gatishmërinë e saj për të rindezur një komflikt të ri me Kosovën”. AShAK-u vlerëson se Serbia është e interesuar për konflikt në Kosovë.
Një pamflet politik erdhi si “memorandumi” pa autorë i AShAK që akuzon rëndë në ditë të rënda sidomos për të shënjëstruarin në qendër, ish-Presidentin Hashim Thaçin, duke i hedhur mbi kurrizin e tij shumë të pathëna dhe të pabëra!

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës paska publikuar një “analizë” që e paska pagëzuar me titullin “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”. Kjo “analizë” nuk ka as autor e as grup autoresh, por botohet si një pamflet partiak-politik në një moment delikat të zhvillimeve në vend dhe përreth tij!

Në shënjestër të kësaj “Analize” është UÇK-ja, Shqipëria dhe kryeministri Edi Rama, e të gjithë ata që kanë ndjësi kombëtare, si dhe në veçanti ish-presidenti Hashim Thaçi dhe trillimet që kapërcejnë imagjinatën e “shkrimtarit e historianit” Jusuf Buxhovi!
Kjo “analizë” vjen sikur nga profilet e rrejshme në Facebook. Ajo është “anonime” por është kujdesur për ta shpërndarë kryeakademiku Mehmet Kraja, në rolin e zëdhënësit të Presidentes Osmani! Fort është në koiçidencë me fjalimin e saj të fundvitit.

Ky dokument që mban datën e 24 janarit 2022 vjen si një “analizë” kinse për synimet destabilizuese në Kosovë. Si e tillë, në të gjitha dimensionet është skandaloze dhe lë përshtypjen se është hartuar nga njerëz të shkollës së Çubriloviqit, Andriqt, Cvejiqit e Qosiqit në ndonjërin nga kabinetet e Akademisë së Shkencave serbe në Beograd!
Ndër pjesët më skandaloze mund të vlerëson tepër anti-UÇK e antishqiptar, është pjesa te nëntitulli “Ideja për ndarjen e Kosovës”, ku “anonimët” e AShAK-ut vlerësojnë se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e nacionalizmit serb dhe e dishepujve të saj më të spikatur, si Çubriloviqi dhe Qosiqi. E kanë gjetë kohën e terrenin për ta lansuar dhe për ta “kompletuar” Dosjen e Hagës (thuase pak u duken mbi një milion faqe shpifje e akuza!) Këta hartues të këtij “momorandumi” akuzojnë drejtpërdrejt ish-Presidentin Thaçi se ai sipas tyre e “brendësoi” idenë serbe të ndarjes së Kosovës! Veprimet e Thaçit sipas hartuesve hijena i gjejnë “behane” dhe i bëjnë akuza veprimeve të Thaçit, herë si kryeminsitër e herë si president.Thaçi akuzohet se kinse ai e futi “në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale”! Këta “profetë” e dijnë edhe çka paska mendu Thaçi!
Kjo “Akademi” skandaloze kinse e Shkencave, kohëve të fundit është rikthyer dhe me një debat anonim brenda në këtë institucion, ku mazhoranca që është edhe mbi ligjin e këtij institucioni vjen nga treva jashtë territorit të sotëm të Republikës së Kosovës e ndoshta pasi kanë mendësi jugosllave ua don qejfi ta rikthejnë edhe ish-Jugosllavinë!

Por, shtrohet pyetja, se sa vlerë ka pasur deri më sot Akademia e Shkencave të Kosovës? A ka përfituar populli shqiptar i Kosovës, studentët dhe universitetet nga kjo “Akademi”? Nëse mediat e zhvillojnë një investigim të thellë mbi Akademinë e Shkencave të Kosovës gjatë ditëve në vijim do tregohet e dokumentohet në detaje se si ata që janë pjesë e saj kanë marrë milionë për paga, sigurime shoqërore, shpenzime korenti, transfere të brendshme, transfere me jashtë, investime. meditje,projekte, por që nuk e kanë justifikuar e mrituar asnjë cent! Është mirë të shihen raportet financiare të kësaj “Akademie”, sa shpenzon në një vit dhe sa e arsyeton “djegien” e këtij buxheti të djersës së popullit! Qëllimi kryesor i Akademisë është sigurisht që të publikojë materiale shkencore, me qëllim që të ndihmojë kërkimin shkencor në vend.
Nëse analizon punën e anëtarëve të përhershëm të saj, sa i takon botimit të librave të botuar, ata janë të rrallë librat e studimet e reja, ka veç ndonjë improvizime. Rezulton se shumica e anëtarëve të përhershëm janë emëruar aty, në stilin, unë ty e ti mua! Pra pjesa dërrmuese emërohen me preferenca partiake (sa kryetar partish ka brenda)? Akademia publikon revista shkencore, libra, si dhe organizon konferenca. Rezulton se, shumica prej tyre kanë zero botime librash për Akademinë. Që kur ata janë emëruar dhe deri më sot, kanë kryer botime të ndryshme personale, por nën logon e ASH sa për të marrë paratë!

Dhe këta “kanibalë” të buxhetit të Kosovës gjetën momentin kur në Gjykatën speciale po vazhdohet paraburgimi i krerëve të UÇK-së, në kohën kur Komandant Calit iu shqiptua një denim drakonik dhe i paparë në drejtësi,kur kufinjët e Kosovës po nxiren në treg plaçkash nga qeveria aktuale,kur është thirrur edhe protestë… AShAK në vend që të organizojnë ndonjë Simpozium, Konferencë apo diskutim lidhur me padrejtësinë që po i bëhet Kosovës, ata bëjnë argatërinë e Serbisë dhe të Prokurorisë!
AShAK-u është shndërruar në institucion të kapur nga Albin Kurtit e Vjosa Osmani dhe kjo dëshmohet me nxerrjen në dritë të këtij pamflet anti-shqiptar dhe anti-UÇK!”.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK), doli me këtë “analizë” të mjerimit të marrëzisë akademik! Ky grusht pleqsh të strehuar në “Azilin e parazitëve” të dembelave të Stambollit për dekada të tëra në çerdhën e tyre kanë bërë gjumë dimëror! Tash kur mungon “daci” minjët qenkan zgjuar të bëjnë dasmë!

Pajtohem me disa reagus se ky institucion gjithëçka mund të jetë veç Akademi shkencore dhe kulturore kurrën e kurrës!
Akademia e Shkencave promovon në 39 faqe tregimet e Albin Kurtit! Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) në mjegullën qeveritare për zhvillimet dramatike në vend tenton që tërheq vëmendjen e opinionit për politikat destabilizuese të Serbisë. Por në këtë Pamflet partiak tentohet fshihet qëllimi djallëzor i kësaj “analize”për marrëdhëniet mes shqiptarëve e të serbëve, duke trumbetuar pajtimin “ historik” që nga koha e Betejës së Kosovës e deri te rivënia në tavolinë e pazareve për veriun e Kosovës.

Ky është një veprim skandaloz i AshAK-ut, dhe duhet të kërkohet në Kuvendin e Kosovës interpelancë dhe të shkarkohet apo dorëhiqet parevokueshëm Kryetari i AshAK-ut!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit