8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

“Donte të vinte, por unë vendosa të kundërtën”, Deschamps shpjegon arsyen e mosftesës së Mbappes

- Advertisement -

Përzgjedhësi i Francës Didier Deschamps thotë se ishte vendimi i tij për të mos e ftuar sulmuesin Kylian Mbappe për dy ndeshjet e nëntorit.

Të gjithë mbeten të befasuar që ylli i Real Madridit për herën e dytë radhazi s’është pjesë e “Gjelave”.

Në muajin tetor thuhet se Mbappe kërkoi të mos ftohej për të gjetur formën te Reali, ndërsa tani Deschamps ka konfirmuar se lojtari donte të vinte por ai vendosi të mos e merrte.

Kam pasur një diskutim me Mbappen dhe mora vendimin tim. Është më mirë në këtë mënyrë. Mbappe dëshironte të vinte, nuk ka ndonjë arsye tjetër”, deklaroi tekniku francez.

Përpos Mbappes, Deschamps nuk i ftoi as dy yjet e tjerë të Real Madridit si Aurelien Tchouameni e Ferland Mendy, më shumë gjasë shkaku i paraqitjeve të dobëta në kohën e fundit. I vetmi lojtar madrilen që mori ftesë është Edouardo Camavinga.

Ndërkohë, Franca këtë muaj do t’i zhvillojë dy përballje për Ligën e Kombeve ndaj Izraelit, respektivisht Italisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit