Artistja shqiptare Donna Dafi ka publikuar videoklipin e saj më të ri, “ManGo”.
Kënga ka një mesazh të rimarrjes së fuqisë personale.
Ky projekt i renditur mes R&B-së dhe popit alternativ, vjen me një stil modern dhe tërheqës.
“ManGo”, shndërrohet nga një fillim i butë në një deklaratë të fortë vetëdijesimi dhe çlirimi emocional, duke trajtuar momentin kur kupton manipulimin dhe zgjedh të largohesh.






