15.3 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Donika Gërvalla, për herë të parë, do ta vizitojë Izraelin pasnesër

- Advertisement -

Gërvalla, do të shkojë për vizitë më 8 maj, ku do të takojë krerë shtetërorë izraelit.

Kështu ka njoftuar MPJD-ja me anë të një komunikate për media, duke thënë se do të nënshkruhen katër marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

“Me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe do të nënshkruhen katër marrëveshje të bashkëpunimit, përmes të cilave Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Izraelit do të angazhohen për të promovuar dhe intensifikuar bashkëpunimin në fushën e edukimit, kulturës, bashkëpunimit ekonomik, bujqësisë, ujërave, shkencës, teknologjisë, inovacionit, shëndetësisë dhe fushave të tjera me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatë.

Vizita e ministres Gërvalla në këtë shtet është e para e një ministri të Punëve të Jashtme të Kosovës, që nga njohja e Republikës së Kosovës nga Izraeli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit