Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Ai ka njoftuar ndjekësit në rrjete sociale se “Shoki” do të lansohet të mërkurën (21 shkurt).
Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë në Instagram.
“Shoki, të mërkurën në ora 18:00”, ka shkruar ai.
Fansat mezi po presin për prurjen e radhës të artistit, reagimet e të cilëve ishin të menjëhershme.
E fundit që solli mbetet “Lej” në bashkëpunim me artisten e njohur, Dhurata Dora.
Ky duet i tyre për një muaj ka kaluar shifrën e 50 milionë klikimeve në YouTube.