10.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Domate të mbushura – Nga tradita e shijshme e nënave shqiptare

- Advertisement -

Domatet dhe Specat e mbushura me oriz mbeten një nga recetat më të preferuara të shqiptarëve sidomos kur ato gatuhen nga duart e amvisave shqiptare.

Është një nga gatimet më të vjetra e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare. Fantastike për t’u shijuar në çdo kohë dhe shumë të thjeshta për t’u përgatitur në shtëpi.

Ideale për një vakt të shijshëm dreke por edhe darke, specat e mbushura kombinohen në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës por edhe me zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare.

AroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën tipike të përgatitjes së domateve dhe specave të mbushura me oriz e mish të grirë. Një mënyrë ideale për t’ia servirur gjithë familjes e më të dashurve.

Domatet dhe Specat e Mbushura me Oriz e Mish të Grirë

Përbërësit

5-6 kokrra të mëdha domate

9-10 speca

2 kokrra mesatare qepë

3 filxhanë kafeje oriz

1 filxhan çaji mish i grirë

kripë, piper

1 tufë majdanoz

2-3 kokrra mesatare domate për sipër

Disa thelpinj hudhër

Përgatitja

Domatet zgjidhen në formë të rregullt, të pjekura e të forta, lahen, u pritet kapaku nga bishti, hiqen farat, i gërryhet mesi dhe rreshtohen në tepsi.

Specat zgjidhen me tul dhe të mëdha, lahen, u pritet bishti në formë kapaku, u hiqen farat. Vendosen në tepsi një radhë me domate e një me speca.

Në një enë me yndyrë kaurdiset qepa e grirë hollë. Hidhet mishi dhe hudhrat e grira, kaurdiset sa të mbetet me yndyrën e vet.

Shtohen zemrat e domateve të grira hollë.

Vazhdohet kaurdisja, hidhet kripë, piper, ujë dhe zihen 10-15 minuta, shtohet orizi i pastruar e i larë dhe zihet për gjysmë.

Shtohet majdanoz i grirë dhe mbushen domatet e specat por jo plot, pasi gjatë zierjes orisi shton dhe mbushja del jashtë.

Në fund i hidhen domatet e grira hollë, kripa, lëngu i mishit ose ujë dhe piqen në furrë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit