11.8 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Doli nga VV-ja, Korenica: Kurti ka qenë i njoftuar me largimin, s’ka pasur gatishmëri për ndryshim

- Advertisement -

Visar Korenica, deputet që sot doli nga VV-ja, ka folur në lidhje me largimin e tij nga kjo parti.

Korenica ka shpjeguar edhe një herë se pse u largua nga VV-ja.

Në RTV 21, Korenica ka treguar se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka qenë i njoftuar me largimin, megjithatë “nuk ka pasur gatishmëri për të ndryshuar”.

“Kurti ka qenë i njoftuar për largimin, s’ka pasur gatishmëri për të ndryshuar”, tha Korencia.

“Kemi dy vite që kemi kërkuar nga kreu dhe subjekti objekti të tërheqin ligjet të cilat cenojnë drejtpërdrejt mirëqenien e familjeve tona. Fillimisht ka qenë Kodi civil pastaj Ligji për fertilizim që mund të ketë sjell probleme të ndryshme. Këto ligje po cenojnë familjet tona. Pastaj ishte problemi edhe i gjendjes civile ku mundësohet që të gjithë individët të ndërrojnë gjininë me një deklaratë apo një ndjesi. Një agjendë e tillë u bë prioritet i kësaj qeverie ndër tjera. Ne e pamë të arsyeshme të mos vazhdojmë tutje”, tha Korenica.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit