8.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

“Dokument kompromisi” në Bruksel, skepticizëm se do t’i ndihmojë dialogut

- Advertisement -

U takuan katër herë paraprakisht e njësoj e përfunduan edhe takimin e pestë, pa asnjë rezultat në zgjidhjen e kërkuar për çështjen e dinarit.

Por në takimin e së enjtes në mes të kryenegociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak njoftoi se palëve ua prezantoi një dokument kompromisi.

Televizioni ka pyetur BE-në rreth përmbajtjes së këtij kompromisi për të cilin, palët presin të japin mendimet e tyre, por nuk ka pranuar përgjigje.

Por, pavarësisht përmbajtjes, njohës të procesit shprehen skeptikë se do ai do kontribuojë në zgjidhjen e çështjes së transferimit të mjeteve financiare nga Serbia në Kosovë.

“Nuk besoj se mund të arrihet kompromis me palën serbe. Ata kanë qëndrime shumë të ashpra, praktikisht të pazbatueshme, nuk kanë gatishmëri e për më shumë, mungon edhe presioni i bashkësisë ndërkombëtare mbi Serbinë që kjo çështje të zgjidhet brenda konturave të sovranitetit të Kosovës. Nuk pres zgjidhje rreth dinarit për një kohë shumë të gjatë”, ka thënë politologu, Milazim Koci.

Por, dokumenti, sipas profesorit universitar Milazim Krasniqi, mund të jetë i dëmshëm për Kosovën.

“Deri tash kjo çështje po përdoret si presion ndaj Kosovës. Çdo kompromis nënkupton me lëshu pe dhe lëshimi pe është në dëm të Kosovës. Kështu që krejt çka do duhej bërë është që tentohej të kthehej tek koncepti për ta arrit një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligativisht të detyrueshme në raport me Serbinë e brenda saj të zgjidhet ky problem”, ka thënë Krasniqi.

Lidhur me takimin e djeshëm, kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi deklaroi se qe i konkretizuar, por që sipas tij, për faj të Serbisë qëndrimet nuk janë afruar, por përkundrazi janë larguar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit