16.2 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Dhjetëra balena nga 160 të bllokuara kanë ngordhur në një plazh australian

- Advertisement -

Dhjetëra balena kanë ngordhur pasi u bllokuan në bregun e një plazhi të Australisë Perëndimore.

Ekspertët e kafshëve të egra detare, shkencëtarë e veterinerë, janë përpjekur të shpëtonin balenat e bllokuara në ujërat e cekëta të Toby Inlet në gjirin Genographe, pranë qytetit Dunsborough.

Bëhet e ditur se më shumë se 100 balena u kthyen nga plazhi në det, ndërsa 31 ngordhën, shkruan skynews.

“Kishte më shumë se 200 të tilla përgjatë plazhit dhe mendoj se 31 kanë ngordhur”, tha Ian Wiese.

“Kur mbërrita për herë të parë, mendoj se ishin mbi 160 balena në ujë, pothuajse jashtë ujit. Dhe pas një ore apo më shumë, papritur ato që ishin ende gjallë u larguan në det”, tha Wiese.

Shpëtimi i pjesës më të madhe të balenave u konfirmua nga Departamenti i Biodiversitetit, Konservimit dhe Atraksioneve të Australisë, i cili theksoi se zona do të monitorohet nga një aeroplan vëzhgues.

Ndryshe, në korrik të vitit të kaluar, plot 51 balena ngordhën në plazhin Cheynes.

Shteti australian përjetoi bllokimin më masiv të balenave në Dunsborough në vitin 1996 në të cilin u përfshinë 320 të tilla.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit